.
×

Haradinaj uron myslimanët për festën e Fitër Bajramit



Kryeministri Ramush Haradinaj, i ka uruar të gjithë besimtarët myslimanë për festën e Fitër Bajramit, njofton Klan Kosova.

“Urime festa e Fitër Bajramit të gjithë besimtarëve myslimanë. Në këtë festë, që përhapë frymën e përmbushjes së qëllimit të sakrificës, uroj të jemi të bashkuar në jetësimin e mesazheve për paqe dhe tolerancë, për ta ruajtur besimin në vlerat kulmore”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij në Facebook.