.
×

Haradinaj u drejtohet mësimdhënësve: Tash keni pagë të respektuar, mos i dënoni fëmijët



Botapress 21Janar-Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë sot se greva e mësimdhënësve pas vendimit  të Qeverisë që të rriten pagat e tyre, është e padrejtë dhe joetike. Ai ka shtuar se nuk është koha që të bëhen pazare por fokusi të jetë ngritja e cilësisë në arsim.

Këto komente i pari i Qeverusë i bëri pas vendimit të djeshëm që pagat e mësimdhënësve të rriten, por të njëjtit nuk kanë hequr dotë nga greva.

“Është e padrejtë dhe jo etike që pas këtij vendimi të mohohet e drejta e fëmijëve tanë për shkollim e aq më pak të ankohet ndonjë punëtor arsimi për pagë të ultë. Nuk është kohë pazaresh, por është koha që të fokusohemi në ngritje të cilësisë në arsim. Rritja e pagës është dinjitoze dhe pritjet racionale janë që edhe reflektimi të jetë dinjitoz. Mos i dënoni fëmijët tanë. Të nderuar punëtorë të arsimit – keni pagë të respektuar”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Ndërkaq ai ka shtuar se vendimi për ngritje të pagave është sfidues për buxhetin, por ka thënë se duke marrë parasysh rëndësinë që ka arsimi, ky vendim ka marrë përkrahje të gjerë.

Mbrëmë, SBASHK-u refuzoi ofertën e kryeministrit Ramush Haradinaj për rritje të pagave të mësimdhënësve, duke qëndruar të palëkundur nga greva.

Ndërkaq sot është dita e shtatë kur mësimdhënësit kanë nisur grevën.