.
×

Haradinaj tregon momentin kur Mogherini u tensionua dhe anuloi konferencën



Botapress, 23 Mars-Kryeministri i Kosoves, Ramush Haradinaj në një takim me strukturat e partisë në Rahovec, ka shpalosur detaje nga takimet me shefen për Politikë të Jashtme, Frederica Mogherini dhe reagimin e saj, kur shefi i ekzekutivit ka kërkuar ndërmjetësimin e SHBA’së në dialog.

Haradinaj ka thënë se kur ka kërkuar që edhe Amerika të jetë pjesë e dialogut, Mogherini për pak sa nuk e ka larguar nga zyrja ku mbahej takimi.

“Ne e kemi lypur ndihmën e Amerikës. Unë kur kam shkuar në Bruksel, Mogherini gati sa nuk më ka qit prej zyrës kur i kam thënë po du me hy Amerika në dialog – nuk ka dalur me mua në konferencë për shtyp”, tha ai.

Haradinaj tha se tre komponentë e bëjnë marrëveshjen Kosovë-Serbi, e që sipas tij nuk është territori, Trepça apo Ujmani.

“Një është, çka shtin Evropa në këtë marrëveshje, Evropa duhet me dhënë diçka, që me i ndreq të dy palët”, tha ai.

Ai në këtë takim me strukturat e AAK-së ka folur edhe për kufirin me Malin e Zi, duke shtuar se do ta nxjerr Qakorrin dhe Kullën.