.
×

Haradinaj takon strukturat e AAK-së, flet për zgjedhjet



 

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mbajtur takime të ndara me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të degëve të Prishtinës, Lipjanit, Kaçanikut, Podujevës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe të Pejës.

 

Haradinaj i ka njoftuar këto degë për dinamikën dhe prioritetet e Qeverisë që ai drejton.

 

“Në takime të ndara me strukturat e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës të degëve të Prishtinës, Lipjanit, Kaçanikut, Podujevës, Mitrovicës, Vushtrrisë dhe të Pejës, i njoftova për dinamikat dhe prioritetet e Qeverisë. Bashkëbiseduam edhe për procesin e zgjedhjeve të brendshme të partisë, të cilat i kam shpallur ditë më parë”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.