.
×

Haradinaj: Ta qojmë në vend porosinë e të rënëve



Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, me rastin e festës së Kurban Bajramit ua përcjellë urimet më të përzemërta besimtarëve në mbarë vendin.

“Festa e Kurban Bajramit le të sjellë në mesin e shqiptarëve kudo që janë dhe në mesin e familjeve të besimtarëve në mbarë vendin, sa më shumë dashuri, harmoni, solidaritet e mirëqenie. Në këtë ditë, ne kujtojmë me respekt edhe të gjithë ata që u sakrifikuan për vendin dhe popullin tonë, kujtojmë të rënët e shumtë, të të gjithë brezave, të cilët krenarë qëndrojnë në themelet e shtetit, të lirisë dhe pavarësisë sonë. Njëkohësisht, krahas këtij kujtimi e respekti, ne gjejmë forcë dhe përkushtim më të madh, për kryerjen e porosisë së të rënëve dhe vazhdimin e rrugës së tyre, për sendërtimin e mëtejmë të shtetit të Kosovës, për mirëqenien e të gjithë qytetarëve të vendit si qytetarë dinjitozë dhe pjesë e familjes së madhe të vlerave euro-atlantike”, thuhet në urimin e kryetarit Haradinaj, në prag të Festës së Kurban Bajramit.