.
×

Haradinaj s’merret me vdekjet në QKUK, flet për Korenë e Veriut!



Në ditën e tretë të punës Qeveria e re e Republikës së Kosovës e cila drejtohet nga Kryeministri Ramush Haradinaj, prioritetet i ka zhvendosur në Koren e Veriut, kështu duke mos trajtuar problemet në të cilat është zhytur vendi tre muaj pas zgjedhjeve të parakohshme, në mungesë të institucioneve.Vdekjet e dyshimta të cilat kanë ndodhur në ditët e fundit në QKUK, nuk ishin temë e diskutimit as sot në Qeverinë Haradinaj. Kjo pasi që, ajo i ka vlerësuar si më me peshë zhvillimet e fundit në Korenë e Veriut, lidhur me programet bërthamore, nga të cilat rreziku nuk ekziston vetëm në rajon, por edhe në botë.“Qeveria e Republikës së Kosovës i vlerëson të papranueshme përpjekjet e Koresë së Veriut për të ndërtuar dhe përdorur programet bërthamore dhe njëkohësisht i cilëson aktivitetet e autoriteteve të Pyongyangut si një rrezik për paqen dhe stabilitetin jo vetëm në rajon, por edhe në botë”, thuhet në një njoftim që zyra e Kryeministrit ua ka dërguar mediave.

 

Qeveria e Republikës së Kosovës thekson se provokimet e Koresë së Veriut ndaj fqinjëve dhe botës demokratike kërcënojnë seriozisht përpjekjet për zgjidhjen paqësore të çështjes bërthamore dhe shkelin ligjet dhe konventat ndërkombëtare.Duke u rreshtuar përkrahë botës demokratike në dënimin e çdo aktivitetit të paligjshëm, Qeveria e  Kosovës bën thirrje për përballjen e Koresë së Veriut me sanksionet më të rënda politike e ekonomike.Qeveria Haradinaj, ka marrë besimin e 61 deputetëve për të udhëhequr me vendin më 9 shtator.