.
×

Haradinaj sapo dha lajmin e fundit për liberalizimin e vizave



Botapress, 12 Tetor

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se shpejt do të gjendet e vërteta e shënimit të vijës kufitare me Malin e Zi, e që është kusht i BE-së për procesin e liberalizimit.

Ai theksoi se me zbatimin e MSA-së, do ta detyrojnë BE-në, që të ketë lëvizje përpara për liberalizimin e vizave.

“Kemi filluar të punojmë për vitin që vjen. Statusi i kandidatit është tema e ardhshme që do të diskutojmë Kosovë-BE, për këtë jeni më se të sigurt se nuk do të shkon vite. Qeveria jonë në zbatim të MSA-së obligon vendet e BE-së e institucionet e BE-së ta vlerësojnë zbatimin e MSA-së nga Kosova që nënkupton t’i jepet liberalizimi i vizave. Kemi të ndërlidhur liberalizimin e shënimin e vijës kufitare me Malin e Zi. Ne nuk kemi humbur kohë, një komision ka shkuar në shtëpi, një komision tjetër ka filluar punë. Ky komisioni tjetër do ta gjejë të vërtetën. Është shkencë që ne i obligohemi si brenda ashtu edhe jashtë që janë faktet që çdo herë fitojnë. Kur t’i kemi edhe ato do t’i vijë zgjidhja kësaj çështje nuk do të shkojë pa afat”,