.
×

Haradinaj reagon për ngjarjen e dy kosovarëve në Serbi



Kryeministri Ramush Haradinaj ka reaguar për rrahjen brutale të dy kosovarëve në Novi Sad të Serbisë. Thotë se lëvizja e lirë në vendin fqinjë nuk është e garantuar derisa kërkon që organet e drejtësisë të merren me rastin.

Sipas Haradinajt njëri nga dy të rrahurit po lufton për jetën nga akti të cilin ai e quajti ‘të pashembullt’.

Shkrimi i plotë i Haradinajt:

I pashembullt akti i rrahjes brutale të dy të rinjve shqiptarë në Novi Sad. Sulmi mbi dy udhëtarë shqiptarë dëshmon se lëvizja e lirë në shtetin serb nuk është e garantuar dhe çdo akt dhune është larg vlerave europiane. Derisa Çlirim Maloku po lufton për jetë, nga lëndimet e marra, një shtet që negocion për anëtarësim në BE duhet të ndërmerr veprime të shpejta për ta zbardhur rastin. Dy të rinjve shqiptarë u uroj shërim sa më të shpejt, ndërsa sulmuesit të sillen para drejtësisë dhe të marrin ndëshkimin meritor.