.
×

Haradinaj reagon pas mbylljes së tri Universiteteve Publike



 Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka reaguar ndaj vendimit të Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike.

.Haradinaj përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin.

“Është i pa pranueshëm vendimi i Këshillit Shtetëror të Cilësisë për mbylljen e tri Universiteteve Publike; atij në Pejë, në Mitrovicë dhe në Prizren. Si kryeministër i vendit, e konsideroj të padrejtë mohimin e mundësisë për regjistrim të studentëve, duke ua humbur atyre vitin”, ka shkruar ai.

“Ndaj këtij rasti do të veprojmë menjëherë, duke ndërmarrë hapa konkret në zgjidhjen e kësaj situate”, tha Haradinaj.