.
×

Haradinaj publikon foto me Sali Berishën dhe ‘zotohet’: Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit



Kryeministri në largim, Ramush Haradinaj ka postuar një fotografi me ish- kryeministrin e Shqipërisë, Sali Berishën me mbishkrimin se “kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit”.

Haradinaj ka përkujtuar edhe fjalët e Berishës i cili para ndërtimit të rrugës së Kombit ia kishte thënë atij.Duke u bazuar në këtë, Haradinaj ka bërë edhe një premtim.

“Kurrë nuk e lá pa e ndërtu autostradën e Dukagjinit. Kur pat ardhë Sali Berisha në Kosovë para disa vjetëve, më pat thanë: “S’kam me lanë gur pa lëvizë, nëse është nevoja dhe kurrë nuk e lá pa e ndërtu Rrugën e Kombit”! Edhe unë po ju them Dukagjin, Kurrë nuk e lá pa e ndërtu Autostradën e Dukagjinit!”, ka shkruar Haradinaj.