.
×

Haradinaj pret në takim Veselin, tregon se për çka biseduan



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka pritur sot në takim kryeparlamentarin, Kadri Veseli, me të cilin ka diskutuar për zhvillimet e fundit në vend.Në një postim në Facebook, Haradinaj ka shkruar se takimi i Berlinit, dialogu me Serbinë, kufijtë e njohjet ishin temat që u biseduan mes tyre.

Më poshtë postimi i Haradinajt:

Prita në takim Kryetarin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, z.Kadri Veseli me të cilin biseduam për zhvillimet e fundit politike në vend. E njoftova z.Veselin për ecurinë e takimit në Berlin në mes përfaqësuesve të Zyres së Kryeministrit, Kancelares Merkel, Presidentit Macron dhe palës serbe.

Ky takim kishte për qëllim evidentimin e zbatimit të marrëveshjeve nga dialogut teknik dhe çka duhet të bëhet në vazhdim.

Në këtë takim Kosova i ka raportuar Berlinit zyrtar që Kosova i ka zbatuar të gjitha marrëveshjet e Brukselit dhe është e gatshme të vazhdojë këtë dialog, tashmë të kornizuar që çon në një marrëveshje finale, ligjërisht të obligueshme dhe që rezulton me njohje reciproke në kufijtë ekzistues.