.
×

Haradinaj për rastin e Azem Sylës: “E mytën njerin…”



 

Kryeministri i Republikës, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur deputetit të Lëvizjes “Vetëvendosje”, Glauk Konjufca, pasi ky i fundit përmendi rastin gjyqësor “Toka”, ku i përfshiri kryesor është ish-deputeti i PDK-së, Azem Syla.

Sipas tij, gjyqësori ka një pjesë të fajit kryesor për zhegitjen e rasteve të ndryshme, duke përfshirë edhe atë të Sylës, transmeton Indeksonline

“E mytën Azem Sylën qe nja 5 vjet i ka bo në procese gjyqësore. S’mahen njerëz në pakufi në procese por jepja përgjigjen. Mua më kujtohet rasti kur ja ka nis rasti i Azem Sylës por një rast nuk mundet me shku në pakufi. E merr vëlla faturën ose je i fajshëm ose s’je”, u shpreh ai.