[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj: Për arrestimin tim, familja u njoftua përmes medieve



Botapress 29 Shtator – Nënkryetari i OVL-së së UÇK-së, Nasim Haradinaj ka thënë se i është dhënë mundësia ta kontaktojë me familjen me vonesë.“Familja u njoftua përmes medieve për arrestimin tim… Uroj të ketë qenë pa qëllim”, ka thënë ai.

Ndërkohë, gjyqtari i procedurës parakrake, Nicolas Guilloi, ka bërë të ditur se avokati mbrojtës i Haradinajt ka dorëzuar parashtrim në fillim të seancës ndaj tij në Gjykatën Speciale.

“Theksoj se kam marrë një parashtrim prej mbrojtësit të Haradinajt. Këtë parashtrim e kam marrë në fillim të seancës”, ka thënë ai gjatë seancës.

Haradinaj është pyetur nëse i është dorëzuar fletarrestimi, të cilës gjë i është përgjigjur në mënyrë pohuese.Më pas janë lexuar edhe arsyet e arrestimit të tij, përkatësisht dyshimet se Haradinaj “është përgjegjës penalisht për këto vepra: frikësim, hakmarrje dhe shkelje e fshehtësisë së procedurës”, ka bërë të ditur gjatë seancës gjyqtari i procedurës paraprake, Nicolas Guillou.

Menu Title