.
×

Haradinaj: PDK dhe Thaçi nuk janë të përjetshëm në pushtet



Presim që PDK të reflektoj, por deri tash kjo parti ka pas qasje duke menduar se është i përjetshëm në pushtet”, tha Haradinaj, ndërsa përjashton zgjedhjet e reja, duke thwnw se  ato do të ishin të domosdoshme vetëm nëse asnjë subjekt nuk arrin të krijoj shumicën parlamentare,  por kjo shumicë ekziston me koalicionin LANV.

 

Shqipe Osmani

 

Kreu i AAK-së Ramushi Haradinaj i ka bërë thirrje PDK-së dhe kryeministrit Hashim Thaçi që të reflektojnë pozitivisht në zgjidhjen e tejkalimit të situatës. Pas takimit me presidenten Jahjaga, z. Haradinaj nuk ka përjashtuar një takim me liderin e PDK-së, por vetëm atëherë kur PDK dhe Thaçi ta reflektojnë në respektimin e shumicës parlamentare.

“Ne patëm takim me Presidentes të cilës i shpalosëm dinamikat tona për zhbllokimin e  situatës. Ne dhamë mendimet tona dhe ajo është respektimi i shumicës. Blloku është bashkuar si forcë për ta bërë shumicën  dhe për t’i ofruar vendimet ndryshime për çka edhe kemi krijuar shumicën parlamentare”, tha Haradinaj. Ai foli edhe për rezultatin e zgjedhjeve, duke thënë se është e vërtet se Thaçi dhe partia e tij kanë fituar nga këto zgjedhje, por se ata nuk po bëjnë shumicën, andaj ne si Bllok e ftojmë atë që të reflektoj, pra “ti hap krahët” për të bërë zgjedhjen e ngërçit.

“Presim që PDK të reflektoj, por deri tash kjo parti ka pas qasje duke menduar se është i përjetshëm në pushtet”, tha Haradinaj, ndërsa përjashton zgjedhjet e reja, duke thwnw se  ato do të ishin të domosdoshme vetëm nëse asnjë subjekt nuk arrin të krijoj shumicën parlamentare,  por kjo shumicë ekziston me koalicionin LANV.