.
×

Haradinaj nuk e përjashton mundësinë që finalja Kosovë-Serbi të nënshkruhet në Washington



Në një prej letrave që Donald Trump u kishte dërguar presidentit Thaçi dhe atij të Serbisë, Vuçiq, kishte përmendur edhe nënshkrimin e një marrëveshje finale e historike mes dy shteteve në Shtëpinë e Bardhë.

E për një gjë të tillë ka folur sot kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, në një konferencë për media, pas mbledhjes së Qeverisë.

Ai ka thënë se nuk mund të parashikojë se si mund të ecin proceset, por që nuk e përjashton edhe mundësinë që një marrëveshje përfuntimtare të nënshkruhet në Washington.

Këto komente Haradinaj i ka bërë kur është pyetur nga gazetarët, se pas Samitit të Parisit, do të mbahet edhe një takim në Bruksel, dhe më pas do të përfundojë në Shtëpinë e Bardhë për nënshkrim.

“Nuk mund ti paragjykojë kështu proceset. Procesi tash është në duar të sigurta. I është heq nga dora Mogherinit. Ka stabilitet, kjo është kryesorja. Për tjerat është fshtirë me i parashiku, por edhe mundet”, ka thënë Haradinaj.

Ndër të tjera Haradinaj ka përmendur faktin se tashmë dialogu ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit i është marrë Mogherinit nga dora, dhe se tashmë një gjë të tillë e kanë në dorë kancelarja Angela Merkel, dhe presidenti i Francës, Emanuel Makron.

SIpas tij, tashmë nuk do të ketë biseda për ndarje të Kosovës e as për lojë me kufijtë.