.
×

Haradinaj: Nesër në Bruksel i diskutojmë tri tema, ndër to edhe liberalizimi



Kryeministri Ramush Haradinaj, ka konfirmuar se nesër krerët e institucioneve të Kosovës do të udhëtojnë në Bruksel për t’u takuar me krerët e Bashkimit Evropian.

Ai tha se në takimin e nesërm janë tri tema që do të diskutohen: marrëdhëniet kontraktuale mes Kosovës dhe BE-së, liberalizimi i vizave dhe dialogu mes Kosovës e Serbisë, raporton KsP.

Haradinaj u shpreh se në këtë takim ka mundur të jenë prezente edhe opozita, por që mund të jenë herën tjetër.

Kryeministri ka ripërsëritur se nuk e sheh veten pjesë të dialogut duke thënë se dikush duhet t’i kryej punët e shtëpisë.