[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj në pritje të vizës, por një ministër merr pjesë në Lutjet e Mëngjesit në SHBA



 

Ministri i Ministrisë së Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, javën e ardhshme do të udhëtojë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do të marrë pjesë në Lutjet e Mëngjesit.

Kujtojmë që Kryeministri Haradinaj ende nuk e ka marrë vizën nga shteti amerikan për këtë udhëtim.

Beqaj do të ketë një varg takimesh të rëndësishme me qëllim të thellimit të bashkëpunimit dhe shkëmbimit të përvojave dhe mbështetjes amerikane në fushën e inovacionit dhe ndërmarrësisë, njofton komunikata nga Ministria e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë.

Sipas komunikatës, Beqaj gjatë qëndrimit në SHBA do të vizitojë Universitetin “James Madison”, ku do të takojë presidentin e këtij universiteti, në veçanti departamentin për Inovacion dhe Ndërmarrësi. Ai do të ketë takime shumë të rëndësishme edhe me përfaqësues të Departamentit Amerikan të Shtetit, Bankës Botërore, USAID-it, si dhe me përfaqësues të Odës Ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Menu Title