.
×

Haradinaj, “mesazh patriotik” ndaj Serbisë



Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka thënë se vendosja e taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe ishte vendosur si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb.

Ai përmes një postimi në Facebook ka shkruar se me vendosjen e taksës, Kosova ka treguar se Serbia nuk t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtar se Kosova nuk i nënshtrohet Serbisë.Haradinaj thotë se ky veprim e ka delegjitimuar projektin për ndarjen e Kosovës që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve.

“Një vit më parë, Qeveria e Republikës së Kosovës, ka ndërmarrë një prej vendimeve më të guximshme që nga shpallja e pavarësisë, me vendosjen e tarifës prej 100% në mallrat e Serbisë, si masë ndaj fushatës agresive të shtetit serb. Me këtë hap të rëndësishëm, Kosova ka treguar se Serbia nuk mund t’i japë detyra, kurse miqve ndërkombëtarë se nuk i nënshtrohemi shtetit serb.

Vendosja e tarifes ndaj mallrave serbe, prej nëntorit të vitit të kaluar, ka ndikuar po ashtu tej mase në fuqizimin e prodhuesve vendor. Në thelb, ky veprim e ka delegjitimuar projektin e ndarjes së Kosovës, që fshihej nën idenë e korrigjimit të kufijve. Kjo masë është dëshmuar strategjike dhe duhet të mbetet deri në njohje të shtetit të Kosovës”, ka shkruar ai.