.
×

Haradinaj mediave serbe: A ka më terroristë se qeveritarët tuaj



Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e AAK’së, Daut Haradinaj, ka drejtuar akuza ndaj Qeverisë serbe. Haradinaj në një postim në rrjetin social Facebook ka thënë se qeveria serbe është terroriste, duke aluduar në atë se ata vranë fëmijët e tyre, vetëm e vetëm që t’i paraqesin shqiptarët si terrorist.

Ai ka thënë se pavarësisht raportimeve të tyre, Kosova nuk do ta ndal rrugën e saj perëndimore.

Postimi i plotë i Haradinajt në Fcaebook: 

Po i shoh disa media qeveritare të Serbisë duke akuzuar Shqiptaret si terroristë. A ka ma terroristë se qeverija e tyre! Ata i vranë te rinjt serb në lokalin Panda ne Pejë, që me i akuzu shqiptarët si terrorist! Ata i terrorizuan bashkëvendasit e mi në emër të krimit që vet e bënë! Po skan faj ata. Kujtojnë se 100 rrena e bëjnë nje të vërtetë! Kosovën dhe rrugën e saj perendimore s’munden me ndal kurr dhe këtë duhet ta kuptojë Serbia. Shpifjet le t’i mbaj për vete.