.
×

Haradinaj mbështet grevat: Na vet jemi organizatorët e grevës (Foto)



 

 

Shqipe Gashi,  Botapress- Në Konferencën e mbajtur për media sot kryeministri Ramush  Haradinaj përvec zhvillimeve në Samitin e Lodrës ka diskutuar edhe temën e grevave, shkruan Botapress.info

Zjarrëfiksat sot kanë dalë duke protestuar para qeverisë së Kosovës duke kërkuar që të reagojnë dhe të aplikojnë masat sindikale deri në realizimin e kërkesave të tyre e që ato janë të njohura për institucionet.

“Me zjarrfikësa është bërë shumë hajgare, është hera e parë që ka një koncept për ta. Mirë ia kanë bërë që kanë dal në grevë, e edhe të tjerët që janë në grevë mirë kanë bërë. Sa i përket minatorëve edhe ata kanë të drejt, duhet së pari të regjistrohet kompania ‘Trepça’ që është mbetje e një kompanie me borxhe. Jam i habitur si i ka ardhur  disa kësaj teme. Nuk bën të votohet kjo çështje, i lus deputetët mos ta vonojnë vetës regjistrimin e kësaj kompanie”, ka thënë tutje Haradinaj.