.
×

Haradinaj lëshon takimin e thirrur nga Veseli, tregon arsyen



Botapress 11 Tetor – Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj ka lëshuar takimin e thirrur nga Kadri Veseli me partitë opozitare lidhur me Rezolutën për dialogun Kosovë-Serbi.

Takimi në fjalë është duke vazhduar ende por Haradinaj ka bërë të ditur se iu është dashur të largohet pasi ka një takim tjetër pune, shkruan Indeksonline.

“Takimi po vazhdon, por unë dola pasi kam takim pune”, ka thënë shkurt Haradinaj duke mos dashur të deklarohet më tepër para gazetarëve.

Në takimin e sotëm përpos pozitës të pranishëm janë edhe disa përfaqësues opozitarë.