[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Haradinaj kundër zgjedhjeve të parakohshme



Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka hedhur poshtë mundësinë e mbajtjes së zgjedhjeve të parakohshme, pas shkarkimit të Qeverisë Kurti. Sipas Haradinajt, edhe qeveria u shkarkua shumë shpejt, por edhe mbajtja e zgjedhjeve parlamentare do të ishte po ashtu shpejt.

“Edhe zgjedhjet janë një opsion. Edhe qeveria u rrëzua shpejt, por edhe të shkosh në zgjedhje është po shpejt. Kemi përpara zgjedhjet për komunat, edhe zgjedhjet për presidentin. Tani është e pamundur të shkohet në zgjedhje. Do të kemi me shumë mundësi një qeveri të përkohshme, ose siç e kam quajtur unë qeveri e unitetit kombëtar, tha Haradinaj në Syri TV.

“Humbja kaq shpejt e besimit mes partnerëve në koalicion kërkon një studim të thelluar. LDK është parti e djathtë, ndërsa VV e majtë. Nuk është hera e parë që ndodh, por u pa një dobësi shumë e madhe në menaxhim”, shtoi ai.

Sipas Haradinajt, “të shkarkosh Agim Veliun, që është nënkryetar i parë, Kurti nuk ka bërë mirë. Pa një kafe me zotin Veliu, pa një kafe me zotin Mustafa. Këtu ka një problem serioz. Është habi si ka ardhur deri te shkarkimi…”.

Menu Title