.
×

Haradinaj: Ka argumente të mjaftueshme që deputetët ta votojnë Demarkacionin



 

Botapress, 20 shkurt- Pas mbledhje së Qeverisë kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka dal në një konferencë për media ku ka bërë të ditur se kanë tërhequr Ligjin për Demarkacionin me qëllim të inkorporimit në ligj të marrëveshjes së dy presidentëve.

“Që nesër jemi të gatshëm për seancë. Pasnesër gjithqysh do të ketë seancë, sepse s’kemi mundësi me prit më shumë. Gjasa më të vogla janë që seanca të mbahet nesër. Ne i dërgojmë parlamentit tonë për votim. Dhe raporti i Komisionit Bulliqi shkon në Kuvend dhe deklarata e dy presidentëve. Kosova voton ligjin dhe aprovon materiale tjera përcjellëse. Ndërsa sa i përket abstenimit të përfaqësuesve serbë në Qeveri për tërheqjen e projektligjit nga Kuvendi Haradinaj tha se ishte shenjë e mirë që ata ishin prezent në takimin e qeverisë. Marrëveshja është e nënshkruar nga presidenti Thaçi po nuk është e presidentit Thaçi por është e Kosovës”, tha Haradinaj.

Haradinaj mendon se ka argumente të qëndrueshme për deputetët që të votojnë. Sipas tij fakti se marrëveshja përfshihet në ligj dhe e votojnë që parasheh korrektim mendoj se janë argumente që të votojnë.

“Kemi vendos komunikim korrekt me Malin e Zi. Meqenëse korrigjimi dhe rishikimi është gjetur në përputhje të marrëveshjes. Ne nuk e kemi bërë ratifikimin ende, ratifikojmë ligjin duke inkorporuar marrëveshjen mes presidentëve. Dakordimi nga Mali i Zi për me u korrektu vija në këto dy drejtime nuk është bërë me dhunë, por me vullnet politik. Shkojmë me besim se e dimë ku po shkojmë”, tha Haradinaj.