.
×

Haradinaj ia vazhdon mandatin edhe për tri vite drejtorit të Doganës



Bahri Berisha, drejtor i Përgjithshëm i Doganës së Kosovës do të udhëheq këtë institucion edhe për tri vite të tjera.Ky vazhdim i mandatit është bërë me vendimin e Kryeministrit në detyrë të Koosvës, Ramush Haradinaj.

Kështu ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në llogarinë e tij në Facebook.

“Në kuadër të kompetencave të mija kushtetuese e ligjore, sot, drejtorit të Përgjithshëm të Doganës së Kosovës, Bahri Berisha, i vazhdova mandatin edhe për tri vite. Z. Berisha, përgjatë shërbimit të tij në këtë pozitë ka dëshmuar profesionalizëm e korrektësi dhe me seriozitet ka kryer punët dhe përgjegjësitë e tija në këtë institucion shumë të rëndësishëm të vendit. Z. Berisha i uroj punë të mbarë edhe për vitet e tjera!”, ka shkruar ai.