.
×

Haradinaj i përgjigjet komandantit serb: Edhe Millosheviqi mendonte njësoj, por i doli keq



Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj i është kundërpërgjigjur komandantit të ushtrisë serbe, Milan Mojsiloviq.

Mojsiloviq së fundmi ka deklaruar se ushtria serbe e ka përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Haradinaj i ka thënë se edhe Millosheviq dikur mendonte njësoj, por i doli keq.

Postimi i plotë:

Komandanti i ri i ushtrisë së vjetër famëkeqe të Serbisë, Milan Mojsiloviq, paska deklaruar se kanë përkrahjen e ushtrisë ruse për sfidat në Kosovë.

Ia kujtojmë atij se edhe Millosheviq mendonte njësoj, por i doli keq. Ata duhet t’i ndalin këto provokime.