.
×

Haradinaj: Harry Bajraktari ka bërë shumë për pavarësinë e Kosovës



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, është takuar sot me Harry Bajraktarin, i cili i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane.

Kreu i Qeverisë me këtë rast tha se Harry Bajraktari ka bërë aq shumë për të drejtën shqiptare, për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës dhe për fuqizimin e miqësisë ndërmjet shqiptarëve dhe amerikanëve, që e rëndit atë ndër njerëzit më meritorë të atdheut tonë.“Çdoherë kënaqësi ta vizitoj mikun tim, shqiptarin e jashtëzakonshëm që i ka hapur dyert për Kosovën në politikën e lartë amerikane”, shkruan Haradinaj në Facebook.