.
×

Haradinaj flet për kompromisin e dhimbshëm me Serbinë



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj pas mbledhjes së sotme të Qeverisë është pyetur për kompromiset e dhimbshme me Serbinë, kompromise këto që i ka përmendur presidenti Hashim Thaçi. Haradinaj  tha se ato nënkuptojnë faktin e njohjes mes Serbisë dhe Kosovës.

“S`ka kompromis më të dhimbshëm sesa fakti i njohjes me Serbinë. Është kompromis i dhimbshëm për Krushën, për Mejën, për Sebrenicë sepse është një lloj kalimi nga ajo dhimbje e këtyre vendeve gjatë luftës. Ky është një kompromis i dhimbshëm i Kosovës dhe është vështirë me kalu Kosova nëpër të”, tha Haradinaj.

Haradinaj duke mos dashur të jap më shumë komente ka thënë që ky është një nga kompromiset më të dhimbshme me shtetin serb./BP/