.
×

Haradinaj e zyrtarë të lartë të shtetit shihen në vendin ku u aksidentuan dy policët



Në vendin ku sot po kërkohen policët e zhdukur në Lepenc, janë duke qëndruar ministri i FSK-së Rrustem Berisha, komandanti i kësaj force Rrahman Rama, ministri i Punëve të Brendshme Naim Rexha dhe ushtruesi i detyrës së komandantit të Policisë së Kosovës Naim Rexha.

 

I pranishëm në këtë vend është edhe deputeti Bekim Haxhiu.

 

Dy policë të Kosovës me makinën e tyre zyrtare ranë në Lumin Lepenc të shtunën, ndërsa nga ajo ditë po kërkohen intensivisht.

 

 

Sot Policia e Kosovës njoftoi se do të ndalojë ujin në dy hidrocentrale për ta lehtësuar kërkimin e dy policëve të zhdukur.

 

Në fotografitë në vijim shihet se cila pjesë e lumit dhe malit u kontrollua sot./kallxo.com/