.
×

Haradinaj e jep lajmin e shumëpritur për mësimdhënësit



 

Kryeministri Ramush Haradinaj, përmes një shkrimi në Facebook, ka njoftuar se gjatë ditëve në vijm do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut, dhe së bashku do t’i zgjedhin problemet.

Ndërkaq, gjatë ditës së sotme në të gjitha shkollat e Kosovës nuk është mbajtur ora e parë e mësimit, në shenjë pakënaqësie ndaj mos realizimit të premtimeve të Qeverisë, për ligjin e pagave dhe mësimdhënësit .

Shkrimi i plotë i Ramush Haradinajt:

 

Duke marrë parasysh sakrificën e të gjitha segmenteve të shoqërisë sonë, Qeveria e Kosovës ishte dhe mbetet e përkushtuar që t’i trajtojë me prioritet kërkesat dhe nevojat e të gjitha kategorive të lirisë. Tashmë një pjesë e këtyre kategorive kanë mbështjetjen e plotë ligjore.

Në këtë frymë të përkushtimit, njohja e sakrificës së mësimdhënësve të viteve të ’90-ta ka poashtu një rëndësi të veçantë. Mësimdhënësit e viteve të ’90-ta ishin shtylla e papërkulur e rezistencës sonë.

Gjatë ditëve në vijim do t’i takojë përfaqësuesit e SBASHK-ut dhe bashkërisht me ta do të punojmë në trajtimin e kërkesave me qëllim të realizimit të tyre, por edhe në përmbushjen e obligimeve tona si shtet.

RH