.
×

Haradinaj e Çeku përsëri bashkë



Botapress 27 Nëntor

Daut Haradinaj, kryetari i Degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan he Agim Çeku, ish-ministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, kanë ndarë disa momente së bashku, njofton Klan Kosova.

Dikur Agim Çeku ishte kryeministër i Kosovës nga AAK-ja e më pas u bë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, duke u bërë kështu edhe pjesë e qeverisjes së kësaj partie në mandatin e kaluar.

Çeku e Ramush Haradinaj, kishin pasur debate të ashpra mes vete së fundmi, kurse sot Daut Haradinaj, vëllai i tij rri e pi kafe me të. Kjo shihet në një fotografi që po qarkullon në rrjetet sociale.

Ramush Haradinaj e kishte quajtur politikan sipërfaqësor Agim Çekun, derisa ky i fundit kishte shtrembëruar një citat për politikën, pushtetin dhe politikanët. Haradinaj po ashtu, kishte deklaruar se Hashim Thaçi dhe Agim Çeku me bashkëpunëtorë e kanë bërë një të keqe të madhe sa i përket procesit të verifikimit të listave të veteranëve.

Për më shumë lajme, bëjeni Like duke klikuar këtu