.
×

Haradinaj deklaroi se LDK e la Kosovën pa Ushtri, por kështu i përgjigjet akuzave Lumir Abdixhiku



 

Deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, iu është përgjigjur akuzave të kryeministrit Ramush Haradinaj se LDK-ja e ka lënë Kosovën pa ushtri.

Ai madje tha se Haradinaj e ka obsesion LDK-në, dhe i tha atij se LDK-ja nuk ofendohet në mënyrë të këtillë.

“A e dini kur ofendohemi ne? Kur të na mundni me argumente, kur të jepni ide më të mira se ne, kur keni punë më të mëdha se ne”.

“Ju nuk mund ta ofendoni LDK-në, por një gjuhë e tillë është ofenduese për Kosovën”, shtoi mes tjerash Abdixhiku.

Madje, sipas Abdixhikut, kjo gjuhë e kryeministrit është zëvendësim i mossuksesit të kësaj qeverie.