.
×

Haradinaj deklarohet për komandantët e ftuar nga Specialja



Kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj është shprehur i pashqetësuar rreth ftesës nga Gjykata Speciale për disa ish-komandant të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Sipas Haradinajt, ftesat e Gjykatës Speciale nuk bënë të bëhen alarmante.“Ftesa për të dhe të tjerët nuk është ndonjë kiamet. Qytetarët e Kosovës besojnë s’kanë pse mu shqetësu luftëtarët e lirisë. Shkojmë, kthehet i kryejnë detyrate veta. Nuk e shoh ndonjë kiamet të madh. Le ta marrin ashtu si në këtë mënyrësi e thash”, ka deklaruar Haradinaj pas mbledhjes së qeverisë.

Ndryshe, deri më tani Gjykata Speciale ka ftuar Rrustem Mustafën-Remin, Sami Lushtakun si dhe Sokol Dobrunën.