.
×

Haradinaj: Çdo gjë po shkon sipas planit për termocentralin “Kosova e Re”



Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka takuar Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”, me të cilin ka biseduar rreth termocentralit “Kosova e Re”. Kreu i ekzekutivit, Ramush Haradinaj, ka bërë të ditur se është takuar me Joseph Brandt nga kompania prestigjioze amerikane “Contour Global”.

Siç ka bërë të ditur Haradinaj përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, në këtë takim është diskutuar për modalitetet për fillimin e ndërtimit të këtij projekti madhor, përmes së cilit garantohet pavarësia dhe stabiliteti energjetik në Kosovë. “Në kuadër të takimit, u njoftova për mbarëvajtjen e të gjitha aspekteve për realizimin e “Kosovës së Re” dhe mora konfirmimin se çdo gjë po shkon sipas planit të paraparë”, ka shkruar Haradinaj në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook.