.
×

Haradinaj: Abelard Tahiri është ende ministër



Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj ka folur pas mbledhjes së qeverisë.Ai është pyetur për postin e Abelard Tahirit, por ka thënë se Tahiri është ende ministër dhe se ai nuk e ka pranuar dorëheqjen e tij ngase do të vazhdojnë konsultimet me kryetarin e PDK-së Kadri Veselin shkruan Gazeta Blic.Ndërsa në mbledhjen e Qeverisë së Kosovës Abelard Tahiri nuk ka marr pjesë fare.

Vendimi i Tahirit për mospjesëmarrje në mbledhjen e Qeverisë ka ardhur një ditë pasi ai i ka ofruar kryeministrit Haradinaj dorëheqjen.Ndërkohë në këtë mbledhje është parë të jetë i pranishëm ministri i Financave, Bedri Hamza, për të cilin gjithashtu është përfolur se mund të largohet nga posti i ministrit.Këto largime të ministrave të PDK-së nga Qeveria mësohet se kanë ardhur pas vizitës që Thaçi ka realizuar në Liqenin e Ujmanit së bashku me ta, gjë e cila nuk i ka pëlqyer kreut të PDK-së, Kadri Veselit.

Ndërkohë për dorëheqjet e ministrave, Veseli ka thënë se vendos vet ai se kush largohet e kush jo.