.
×

Haqif Haziri nga Bujanoca që nisi biznesin nga kiflet, sot King i gastronomisë në Zvicër



Mërgimtarët tanë në perendim sot nuk janë më si dikur sharragjinj të Esad Mekulit në Beograd.

Se ata janë integruar mirë në Zvicër dhe vendet tjera te BE-së (Gjermani, Austri, Belgjikë, Itali) deri në SHBA, cka dëshmon jo vetëm gjuha e tyre që flasin mirë, por edhe postet dhe detyrat e tyre qe ushtrojne, cka ju ka besuar shtetet e ketyre vendeve oksidentale, si patron firmash në biznese të suksesshme. Nder ta eshte edhe Haqif Haziri nga Bujanoca biznesmen dhe specialist me emër i gastronomise ne Zvicer.

Ai jeton dhe vepron ne Zurich si biznesmen me emer në Zvicer qe mbi 30 vite, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë” nga Zvicra.

Haqif Haziri: Aty ku piken djerset, aty eshte edhe bereqeti hallall dhe padyshim sukseset nuk mungojnë!

Fale aftësisë, përkushtimin dhe seriozitetin në punë Haqif Haziri, patron i “Viktoria Brezle” me seli ne Zurich është treguar shumë i suksesshëm në ekonominë shumë të ngritur, të zhvilluar , madje dhe konkurent potencial në Zvicër. “Aty ku piken djerset, aty eshte edhe bereqeti hallall dhe padyshim sukseset nuk mungojne….” thote afaristi Haqif Haziri nga Bujanoca ne nje interviste për agjencine e lajmeve “Presheva Jonë”.

Biznesmeni Haqif Haziri eshte nga Priboci i Bujanocit. Veprimtaria dhe bamirësia e Haqifit, janë një shembull i mirë i integrimit dhe humaniumit jo vetëm për shqipataret ne Zvcer , por edhe ne Malësinë e Bujanocit dhe Luginën, por ne mbare tokat shqiptare.

Biznesmeni Haqif Haziri eshte nga Priboci i Bujanocit e nis me kiflet ndersa sot ne ne Zurich posedon rrjetin e vet te bizneseve (Hotel Meierhof, Resaturant Victroia, Furra dhe 10 kiocke ne mbare Zvicrën te të KingBrezle) nga duart e te cilin sot hane buk mbi 200 familje apo nje mije njerez si ne Zvicer ashtu edhe ne Luginen e Presheves i cili ka ndihmuar dhe ndihmon shume njerez te varfur apo jetime.

Po ashtu ai ka ndihmuar edhe ifasktreukren ne vendlindje (Bujanoc) dhe aktivitete, evenemente kulture ne Luginen e Presheves dhe Zvicer, shkruan agjencia e lajmeve “Presheva Jonë”

Perkunder angazhimeve ne pune, shkollimit te femijeve, familjes Haqif Haziri asnjëherë nuk e ka harruar vendin, vendlindjen dhe njerëzit e tij. Ai me shpirtin human, ka ndihmuar të afërmit e tij, njerëz të shumtë në nevojë e fshatin, ka ndihmuar aksionet e ndryshme, aktivitetet atdhetare, politike e kulturore shqiptare në Kosovën Lindore e në Kosovë. Pa dashur të i permendim nje nga një ne detaje, me se miri flasin demshmitaret dhe nevojtaret si dhe miqte e tij shqiptare dhe zviceran.

Haqif Haziri , i cili në atë kohë kishte bërë emër si mjeshtër i prodhimit artizanal të drurit, sidomos për punimin tradicional të djepave, sofrave, arkave etj. Djali i tij, Haqif Haziri, është një afarist i njohur në Zvicër, një “King”, mbret i pjekurinave dhe një humanist i shquar, jo vetëm për Luginën e Preshevës, por edhe më gjerë në shqiptari.