.
×

Hana Shehu me poza të nxehta nga muaji i mjaltit



Bukuroshja Hana Shehu, e njohur si prezantuese televizive, por edhe si modele, pasi ka pozuar për shumë fotograf e ka realizuar disa reklama, pak ditë më parë është kthyer nga Amerika, edhe atë për një qëllim madhor, shkruan “Kosovarja”.

Hana u martua dhe dasma e saj nuk kaloj pa zhurmë mediatike.
Bukuroshja u shfaq me shumë stil në natën e beqarisë dhe si princeshë përrallash në natën e dasmës.

Menjëherë pas martese, ajo e ka ndryshuar mbiemrin nga Shehu në Noka.

Tashmë në rrjete sociale ajo është Hana Noka.

Hana dhe bashkëshorti i saj gjenden në muaj mjalti dhe destinacioni i përzgjedhur nga çifti i ri është Monaco.

Duket se po kalojnë mirë. E, Hana sot vjen nga atje me poza të nxehta.