.
×

Halil Matoshi prapë shpërthen i gëzuar me Kryeministrin:A po e shihni kush është Ramushi?



Halil MAtoshi, ish-analisti politik e tash këshilltari i kryeministrit Ramush Haradinaj, është shfaqur edhe njëherë tepër i entusiasmuar me punën e kryeministrit të vendit, shkruan Botapress. Matoshi në një postim të tij të fundit në Facebook, përveç se ka postuar një fotografi dorë për dorë e me buzëqeshje karakteristike të tij, ka shkruar edhe këto fjalë për Haradinajn:  Kryeministri Ramush Haradinaj po ia kthen Kosovës identitetin e 17 shkurtit, të dâmtuem nga brenda e të defiguruen nga jasht. Letra e Federica Mogherinit, që thërret Prishtinën zyrtare, për një pakt kompromisi, në thelb është edhe një ftesë për ma pak pavarësi karshi BE-së, e cila nuk e njeh pavarësinë e shpallur të vendit tonë dhe kjo nuk është as ofertë për kompromis edhe pse në Kosovë askush nuk ka të drejtë dhe nuk do të bëjë kompromis me 17 shkurtin. Me sovranitetin dhe terësinë tokësore të saj.Pra, kosovarët janë shumë europianë, aq sa nuk bëjnë pazare me pavarësinë e tyre kombëtare. CEFTA-n e ka nënshkru UNMIK në emën të Kosovës, e cila tash është një entitet i pavarur juridik-politik, i patjetërsueshëm dhe i pazhbëshëm si subjekt i të drejtës ndërkombëtare.Taksa hiqet vetëm kur Serbia e njeh këtë entitet juridik- politik dhe pavarësinë e tij! Kryeministri Haradinaj e ka bâ të qartë për miqt dhe armiqt e Republikës: 17 shkurti nuk preket as nuk negociohet!