.
×

Halil Matoshi i thuar levde Haradinajt, e quan Liberator!



Halil Matoshi, këshilltar i Kryeministrit Haradinaj i ka thuar levde shefit të tij në dorëheqje. Matoshi në një postim të tij në Facebook e ka quajtur Liberator Ramush Haradinajn.

Krejt kjo për shkak se Ramush Haradinaj u ftua sot nga Gjykata Speciale e Hagës dhe AI u detyrua të jap dorëheqje shkruan Botapress.

Ja postimi I Matoshit në Facebook:

Liberatori!

Në këmbë.

Ballin në naltësi të flamurit në mbrojtje të së drejtës së Kosovës dhe nderit të ushtarit shqiptar.

Standardi etik sot âsht ngritë aq nalt dhe aktet e tilla te fisme ia shndrisin ftyrën çdo shqiptari liberator!

Kryeministri Ramush Haradinaj edhe një herë i përgjigjet drejtësisë, por ai ishte dhe mbetët ushtar lirie.

E çmimi i lirisë âsht i shtrenjtë!

Haradinaj është Dalzotës.

Hero dhe burrështeti, besnik i Atdheut.

Republika do të jetojë sa të jetë toka me njerëz!