.
×

Halil Kastrati martoi djalin, këta politikanë ishin në dasmë



Festa në familjen Kastrati i bëri bashkë politikanët e vendit. Në familjen e humanistit Halil Kastratit pati gëzim. Djali i Kastratit, Firedusi dashurinë e tij e kurorëzoi me martesë. Në festën e familjes Kastrati të ftuar ishin emra të njohur të fushave të ndryshme.

Në mesin e të ftuarve, në dasmën e djalit të Halilit ishin: kryeparlamentari në detyrë, Kadri Veseli, ish-komandanti i Zonës Operative të Drenicës, Sami Lushtaku, ministri i Punëve të Jashtme në detyrë, Behgjet Pacolli, kryetari i komunës së Skënderajt, Bekim Jashari etj.

Kjo shihet nga disa imazhe që po qarkullojnë në internet, ku emrat e përmendur më lart ishin ulur së bashku në një tavolinë, derisa pranë tyre ishte edhe Kastrati.

Më 25 prill të këtij viti, kryeparlamentari Veseli i ka ndarë mirënjohje Kastratit për kontributin e tij të veçantë për bamirësi. Ndërsa, Kastratin në muajin qershor kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj ka nderuar me dekoratën e kryeheroit Gjergj Kastrioti Skënderbeu.