.
×

Halil Kastrati jep lajmin e madh



Komuna e Prizrenit në bashkëpunim me shoqatën e bamirësisë ‘Jetimat e Ballkanit’ më 28 nëntor do t’i gëzojnë 28 familje të varfra.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi vet kryetari i Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

‘Me rastin e Ditës së Flamurit do të ndahen 28 shtëpi familjeve në nevojë. Komuna e ka ndërmarrë këtë iniciativë në bashkëpunim me shoqatën bëmirëse “Jetimat e Ballkanit”, nga të cilat 22 shtëpi janë në territorin e komunës së Prizrenit dhe 6 shtëpi të tjera në komunën e Dragashit. Të gjithë përfituesit do të gëzojnë shtëpitë e reja dhe të mobiluara’, ka shkruar Haskuka, përcjellë Indeksonline.

I pari i Prizrenit tutje ka shkruar se komuna e udhëhequr nga ai do të vazhdojnë me aksione të tilla deri në fund të vitit, në mënyrë që të strehohen sa më shumë familje./Indeksonline/