.
×

Haki Bunjaku: Kujtim i largët



 

 

Në vitin shkollor 1960/61 ishin nxënës në kl.VIII-të në Hogosht.Ishim gjashtë nxënës nga Desivojca,prej të cilëve vetëm unë mbërrina ta marr diplomën e fakultetit.

 

Në dy drejtimet na binte shumë të udhëtojmë,ani në shi e borë dhe të uritur,por na mbante fort vullneti për të krye shkollën.Prandaj ia delnim disi e me mundime.

 

Elmazi i Bejtës u bë shofer kamjoni,Faiki i Limanit e Sabiti i Mustafës mësues të pakualifikuar,ndërsa Shemshija i Xhemit konduktor autobusi.

 

Tre prej këtyre nuk jetojnë më.Elmazi e Shemshia vdiqën nga kanceri.Sabiti vuante nga mungesa e sinapsisit,nga mungesa e oksigjenit,por edhe e ndërgjegjës.

 

Sa isha zëvendësdrejtor,Sabitit i bëm hospitim,por nuk rrespektoi farë norme pedagogjike as nuk na prezentoi te nxënësit.E njeri prej tyre filloi të qajë.Kur e pyeti pse?

 

-Po tutna prej këtyne dyve.Propozova,në prani të tij që,për mungesë pedagogjie e metodike të pushohet nga puna.Mirëpo,drejtori nuk ma aprovoi mendimin.

 

E ky mjerani,si shenjë hakmarrje,nisi të shpërndajë truke në adresë timën,por unë kisha reputacion dhe vetëm hanrakun para hodeve ma hoç.

 

Disa akranë të tij nisën të mbajnë rezervë,por këta ishin të ngufatur në prapambetje e naivitet.

 

Punë e tyre!

 

I shtrënguar nga sëmurja,nuk pat sjellje të mira me familje dhe as me shokë.

 

Nuk dota ngarkoi as me të metat që kishte,sepse siç thonte Dr.Ibrahim Rugova:-Kam një zakon që nuk mirrem me ata që mirren me mue.Dhe,kjo shumë e drejtë e shumë logjike,sepse nëse ndjek gjurmët e çdo kuj,mund të përfundosh në përrua!

 

Megjithate kam ndie dhimbje për mungesën e këtyre shokëve,të cilët ikën heret në amshim.

 

Mirëpo,nuk ka qenë dasht askush të iku me fytyrë të përlyer,edhe pse Zoti mund e duhet ti mëshiroi!