.
×

Hajgare me humbësit e zgjedhjeve



Kosovarët kanë treguar edhe një herë kreativitetin e tyre, duke bërë humor me humbësit e zgjedhjeve, raporton T7 Të dielën e priti me gëzim, por e hëna për Kadri Veselin, më mirë të mos vinte. Të tjerët po festonin, kurse PDK, përjetoi humbjen e thellë në zgjedhjet e 6 tetorit. Kosova me 6 tetor u përball me një sfidë tejet serioze, atë të zgjedhjeve.

Por, pavarësisht kësaj, kosovarët edhe një herë treguan që kanë shije për humor. PDK bëri një reklamë zgjedhore me autobus, por shumë shpejt autobusi i saj ra në humnerë. Bile dikush, thotë që kjo rënie e PDK-së, ka gjasë të zbulojë naftën.

Poshtë ka rënë dhe Nisma Socialdemokrate, e cila po përpiqet ta kalojë pragun. Ndërsa kishte fakte konkrete, që Fatmir Limaj shihej teksa po e kalonte pragun.

Vetura e njohur si Smart, njihet si më e vogla në botë. Pavarësisht kësaj, një postim në rrjetet sociale thotë që kjo veturë, ka ulëse më shumë sesa vet Nisma

Ndërsa në një vend, dikush e postoi një foto, ku një degë e NISMA-s tani po lëshon lokalin me qira.

Një përdorues tjetër i rrjeteve sociale e publikoi një fotografi të një tubimi të partisë të Milaim Zekës me votuesit e tij.

Kurse, fitnesi doli të jetë arsyeja e vërtetë se pse Shpend Ahmeti u largua nga LVV.

Në fund, qytetarët duket që kanë shpresa të mëdha që qeveria e re, do të punojë fort në shpejtimin e procedurave në ambasada.

Kurse fitoren e 6 tetorit të Lëvizjes Vetëvendosje nuk kishin si mos ta lidhnin me një 6 tetor tjetër të rëndësishëm.

video