.
×

Hajde vilë hajde! Selena Gomez na la gojëhapur me pamjet e shtëpisë së saj 3 milionë dollarëshe



Këngëtarja Selena Gomez është një ndër emrat më të njohur dhe ndër më të lakuarat së fundmi në media. Pasi ish-i i saj, Justin Bieber, kurorëzoi me martesë dashurinë me Hailey Baldwin, fansat mendojnë se Selena ende e ka mendjen tek ai, ndaj i ka dedikuar edhe një këngë.

“Të humba ty për të gjetur veten” quhet kënga e re e Selena-s, e cila po mendohet t’i dedikohet ish-partnerit.

Mirëpo, ndryshe nga ç’mendojnë fansat, burime pranë këngëtares kanë treguar se Selena po e merr veten plotësisht nga ndarja me Justin dhe martesa e tij, ndaj s’ka vend për dyshime lidhur me këngën e saj të re.

Ajo po fokusohet tek miqtë, familja dhe sidomos tek vetja e saj. Madje, këngëtarja i ka bërë qejfin vetes me një vilë e cila i ka kushtuar rreth 3 milion dollarë.

Mediat e huaja kanë publikuar pamje të shtëpisë së Selena-s, e cila ka një pishinë të madhe në oborr, një palestër,  katër dhoma gjumi, katër tualete, një sallon, një kuzhinë dhe një dhomë ngrënieje, siç mund ta shihni në fotot e mëposhtme/ Botapress/