.
×

Hajdar Fejzullahu: Kush po të izolon, Kosovë?!



 

Dikur fajësonim udhëheqësinë jugosllave për Kosovën si për shembull:Ilija Vakiqin,Ali Shukriun,Aleksander Rankoviqin e më vonë krerët e asaj krahine, si. Fadil Hoxhen Mahmut Bakallin, Azem Vllasin. Më vonë, faji binte në vetë Serbinë ne krye me kryekriminelin serb, Sllobodan Millosheviqin.Po, ata ishin që na rrëmbyen dhe na cenzuruan çdo gjë që u pengonte atyre, madje njerëzit likuidoheshin brenda nate nga UDB-a.

Pas gjithë kësaj katrahure të udhëhequr, ky popull doli nga izolimi apo dekada izolimi duke i falënderuar miqtë tanë ndërkombëtarë- shtetet mike, Amerikë dhe Evropë. Këta dhanë edhe dromcën e fundit të fuqisë së tyre, në mënyrë që ne ta gëzojmë lirinë sot.por çfarë po ndodh në realitet?

A  thua se kujt tani po i shkon për shtati, kujt po i konvenon  në këtë  kohë  që t’ia vë ndërkëmbëzën e ta rrëzojë përtokë Kosovën tonë të larë në gjak nga armiku?  Kush po i shkel mirësitë dhe bëmat e ndërkombëtarëve? Kush? Cilët? Kush? Dhe njëqind “ PËRSE”.

Kosova jonë, vendi i  ynë  shenjtë dhe i shtrentjë! Po sa shumë u torturuam dhe pas atij ferri e përjetuam lirinë me plot gëzim e që mendoja se ne do të jemi më të bashkuar se kurrë, por ishte zhgënjim total. Tani po e shoh se gjithë gëzimi ynë si duket, po kthehet në tragjedi kombëtare.

E po  nga kush po na vijnë këto tragjedi? A jemi të vetëtijshëm si popull për këto që po na ndodhin? Kush po na e sjell këtë tragjedi kombëtare? Shërbimet e huaja apo krerët e vendit tonë? Nëse janë krerët e vendit, le ta dinë fare mirë se popullata nuk jemi të pajtimit që të izolohemi në asnjë mënyrë.Ky është kundërvullnet i popullit.  Një e mirë, qe ju ndëshkuan edhe ju me listën e zezë ,por në të ardhmen, nese do të vazhdohet me këtë skenar, Kosovë, nuk do të ekzisosh fare pa miqtë tu që të ndihmuan të çlirohesh nga prangat falange e barbare.

Ky është shqetësim i 99% të popullatës kosovare dhe shprehet një shqetësim i dukshëm mos vallë këtu po ndikojnë shërbimet ruse.

 

Dua edhe një herë t’i përkujtoj liderët se kurrën e kurrës Amerika dhe Evropa nuk do të lejojnë Lindjen në këto territore për arsye se…  Po doli Serbia, Rusia apo Turqia në Ballkanin Perëndimor, atëherë do të jetë definitivisht shkatërrimi i Evropës dhe i botës së civilizuar.  Ta kenë të qartë e mos të gabojnë të jenë te shitur në Lindje se populli  tashmë ka filluar të dyshojë se jeni bërë “ ARGATË” të Rusisë e të Turqisë. hajdar fejzullahu