.
×

Hajdar Fejzullahu; Kujt i konvenon izolimi i Kosovës?



 

Partitë të cilat janë në pushtet, bëjnë izolimin e popullit të vet. Kjo dukuri ta imponon dyshimin se është rast unikat në botë. Është e ditur se izolimi i vendit mund të na shpjerë deri te falimentimi i shtetit. Po  me siguri edhe është dëshira e ca matrapazëve të shtetit të cilët mendojnë se vetëm kështu mund të shtypet më së miri ky popull i mjerë.

 

Erdhën burrështetas edhe nga Amerika si Gjo Bajden e liderë të tjerë të cilët edhe bota i njeh  për punën dhe veprimtaritë e tyre, me demokracitë në vendet e tyre, kurse këta  tanët, të veten se të veten.Dyshimet e qytetarit të Kosovës janë këto se këta që bllokojnë apo izolojnë shtetin, janë dhe kundër vetë shtetit tonë. Tani dua te thirrem drejtpërdrejt në një parti, siç është VV-ja e cila kurrë në historinë e shtetit tonë nuk i solli asnjë të mirë vendit. Si duket është e ndikuar nga shërbimet e huaja që këtij vendi i duhet vetëm izolimi sepse kështu më së miri do ta falimentojme Kosoven si shtet e të binden shtetet mike se ky shtet është i pa vlerë. Po pra, këtë e duan ata.

Në një prej emisioneve të KTV “Rubikon”, ku një ish lider i kësaj partie shpalosi një Platformë politike të tmershme me plane dhe projekte që të çojnë deri te terrori. Paramendojeni se ku do të shkonte Kosova me veprime të tilla dhe kujt i shërbehet me akte dhune!  Tani shtrohet pyetja nëse një shtet i shpallur ligjërisht, me vullnetin e popullit që ishte ashtu dhe pasi të fillojnë njohjet, siç edhe filluan t’i ndodhin këtij shteti, i del një parti me platforma të tilla që vetëm përmes dhunës mund të vihet në pushtet apo vetem me dhunë dhe gjak duhet të merret pushteti?  E po mirë! Çfarë mendimesh do të kenë shtetet e fuqishme tani për një shtet të posashpallur? Është shpallur dhe të gjendet në gjendje të jashtëzakonshme!  Mund ta analizoni edhe vetë. Kjo parti pra, e njëjta shkon aq larg dhe na mëson se tani është koha e bashkimit kombëtar. Se ne qenkemi të marrë si popull e nuk po e ditkemi se çfarë është bashkimi kombëtar ose edhe më e keqja që nuk po e apo nuk dimë se cili flamur është kombëtar dhe cili flamur është shtetëror!

Unë  habitem se si si gjykatat kompetente shtetërore heshtin para një partie e cila botërisht ia dëshiron izolimin vendit. Me shprese se një ditë do të vetëdijësohen qytetarët dhe ta dinë se kush po e izolon vendin? Kush po i përmbush premtimet e Serbisë se shqiptarët nuk dinë ta drejtojnë shtetin?