.
×

Hajdar Fejzullahu: Faleminderit Amerikë!  Faleminderit NATO!



 

 

Lufta e fundit ne territorin e Kosovës, gjatë do të mbahet në mend prej nënave tona,,motrave, ,nuseve tona.çnjerëzimet e barbarëve serbë , të cilët prekën aty ku e ka shqiptari pikën më të dobët- nderi dhe morali i femrës. Kjo tragjedi do të mbahet gjatë si një kujtim i hidhur dhe tronditës në mendjen e motrave tona, por edhe në kujtesën e botës sepse tashmë ata e kanë të njohur këtë gjë me fakte.Vështirë ishe kjo shumë edhe për botën mashkullore shqiptare, ku ndërhyrja e  tyre për t’ i mbrojtur ato, ishte e pamundur, ndaj një arsenali policoro- ushtarak, të trajnuar vetëm  për çnjerezim dhe dhunim seksual ndaj femrës. Le që ishin të pambrojtura e le që ishin në gjendje të rënë nga frika çetniko- barbare, por edhe nga frika në vazhdimësi sepse kishin jetën e tyre para vetes: Jetë a vdekje?

Më të tmerrshme ishin rastet  kur burri dinte ku e ka gruan ,kur nëna dinte ku e ka vajzën apo nusen, kur ushtari dinte çfarë  po ndodh!…

Eh! O Zot! Çfarë t’u them nënave e  motrave tona? O, ju jeni ato heroinat e gjalla e ne ishim ata qyqarët që nuk kishim guximin as britmat t’ ua dëgjonim e sot pallemi si gomarë., Edhe sot ju lamë me ato ndjenja, thuajse  vërtet vetëm ne jemi meritorët për lirinë e këtij vendi!

Një milion herë faleminderit Amerikë!  Faleminderit NATO! NATO,  po të mos ishte ndërhyrja juaj,ne sot nuk do të ishim këtu! Është vërtet e pafalshme nëse ndokush mendon se ne ishim çliruar ndonjëherë Kësaj do t’i them:  “harro pik .com”

Pra, na u kthye një gjysmë dinjiteti për vendin ,për kombin, për shtetin, sepse pa ndihmën tuaj ,vështirë se ne do  të ishim as në Shqipëri.

Jo, jo! Do  të ishim ashtu sipas projektit te dhunuesve, sipas projektit të atyre të cilët  bënë projekte për debimin e një milion shqiptarëve nga trojet stërgjyshërore.

Lavdi edhe atyre të cilët  rrokën armën e ishin trima, por që ranë heroikisht për këtë vend!  Një milion herë lavdi! Lavdi shpirtrave të  tyre- dritë Kosovës! Bekoi Zot miqtë tanë, bekoje Zot Amerikën, bekoje Zot NATON!

Mjerimi më i madh I shoqërisë sonë është se nëse je qytetar me ndjenja kombëtare dhe me pasion të madh ndaj atdhedashurisë, një vizionar dhe i sheh gjërat tej orbitit, është për çudi se prej një numri të caktuar njerëzish etiketohesh si jopatriot ose si një rugovist tradhtar. Shumë qesharake!

Nuk e di se nga e huazuan këtë propagandë, ku mjerisht shumë burrave të mirë. u kushtoi madje edhe me jetë. Pra, të jesh patriot largëpamës, ështe rrezik! E tmerrshme kjo! Kemi të bëjmë me një nivel që do patjetër një studim të thellë, mjerisht.