.
×

Hahn tregon se çka u bisedua në takim me Vuçiqin



Botapress 3 Dhjetor – Komisionari për zgjerimin e BE-së, Johannes Hahn ka thënë se vendimi i Kosovës për vendosjen e taksës 100 për qind ndaj produkteve serbe dhe atyre të Bosnjës dhe Hercegovinës pengon bashkëpunimin rajonal.

Kështu ka thënë ai pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, me të cilin u takua gjatë ditës së sotme në Beograd. Ndërsa, më vonë Hahn do të mbërrijë në Kosovë ku do të takohet me krerët më të lartë të vendit.

“Takim i mirë me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq në Beograd, ku diskutuam për vendimin e Kosovës për vendosjen futjen e tarifave mbi mallrat nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, e cila pengon CEFTA-n dhe bashkëpunimin rajonal. Ne ramë dakord për nevojë urgjente për de-përshkallëzim”, ka shkruar Hahn.