.
×

Hahn nga Sofja: Normalizimi gjithëpërfshirës Kosovë – Serbi, çelësi për stabilitetin rajonal



 

Ka filluar Samiti i BE-së me vendet e Ballkanit Përendimor.
Para fillimit të këtij Samiti, komisioneri i BE-së për Zgjerim, Johannes Hahn, është takuar me presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi dhe me atë të Serbisë, Aleksander Vuçiq.

Me këtë rast Hahn ka theksuar edhe një herë se normalizimi i raporteve mes Serbisë dhe Kosovës është çelësri për stabilitietin e rajonit dhe rrugën drejt integrimeve.

Ky është postimi i Hahn në Twitter:

“Normalizimi gjithëpërfshirës dhe i detyrueshëm ndërmjet Serbisë dhe Kosovës është çelësi për stabilitetin rajonal dhe për përparimin në rrugët e tyre përkatëse #EU.