.
×

Hafize Elshani; Ja si funksionon sistemi arsimor në Kosovë?



Gazetarja Hafize Elshani ka reaguar me anë të një shkrimi në lidhje me rezultatin e dobët në PISA, ku ka treguar se si funksionon sistemi arsimor në Kosovë.

Ja edhe shkrimi i plotë:

  • Regjistrohesh në fakultet pa meritë, si militant partiak.
  • I jep provimet pa meritë, si militant partiak.
  • Diplomon shpejt e shpejt, si militant partiak.
  • Në Ministri të Arsimit punësohesh pa meritë, si militant partiak.
  • Arsimtar punësohesh pa meritë, si militant partiak.
  • Drejtor shkolle zgjidhesh, si militant partiak.
  • Bëhesh pjesë e ‘ekspertëve’ që hartojnë kurrikulat, si militant partiak.
  • Universitetet themelohen për punësimin e militantëve partiakë.
  • Profesorë në universitete punësohen, militantët partiakë.
  • Dekanë e prodekanë, rektorë e prorektorë rehatohen, militantët partiakë.
  • Je BABA veç pse je militant partiak!
  • Atëherë, çfarë prodhon një sistem tillë: VOTUES!

Prandaj, në PISA jemi ku jemi. Sepse ky sistem nuk është ndërtuar dhe as nuk është në shërbim të arsimimit të nxënësve, por në shërbim të punësimit të militantëve partiakë.

P.S.

Në Kosovë megjithatë, ka arsimtare dhe arsimtarë të mrekullueshëm, profesoresha dhe profesorë të mrekullueshëm, pedagoge dhe pedagogë të mrekullueshëm, punonjëse dhe punonjës arsimorë të mrekullueshëm, mirëpo për fat të keq militantizmi partiakë ua ka zënë frymën dhe nuk i lejon që të vijnë në shprehje!..

Në Kosovë po ashtu ka nxënëse e nxënës të përgatitur dhe që na bëjnë krenarë me dijen dhe edukatën e tyre, por sistemi ua bën jetën të vështirë dhe nuk i lejon që të vijnë në shprehje.

Prandaj, është koha e fundit që të reagojmë si shoqëri për një SISTEM arsimor më të mirë dhe që në qendër të tij ka nxënësin e studentin, e jo militantin partiak.