[responsive-menu menu="logged-in-menu"]

Gurthemeli iu vendos para 8 vjetësh, sot filluan punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në Prishtinë



 

Sot kanë filluar punimet për ndërtimin e xhamisë qendrore në kryeqytet, gurthemeli i së cilës është vendosur në parkingun e Telekomit të Kosovës, qysh nga viti 2012. Kjo është bërë e ditur nga Bashkësia Islame e Kosovës, përmes një njoftimi në Facebook.

“Kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiu Naim ef. Tërnava, ka përcjellur për së afërmi fillimin e punëve për ndërtimin e Xhamisë Qendrore në Prishtinë. Ai uroj të gjithë besimtarët për fillimin e ndërtimit të kësaj xhamie mëse të nevojshme dhe të shumëpritur për gjithë besimtarët”, thuhet në njoftimin e BIK’ut

Xhamia qendrore lokacioni i të cilës është në lagjen “Dardania” afër objektit të Telekomit të Kosovës, ishte bërë temë diskutimi mes Bashkësisë Islame të Kosovës dhe Komunës së Prishtinës për lëshimin e lejes për fillimin e ndërtimeve.

Ndërtimit të kësaj xhamie i kishin paraprirë një varg protestash nga komuniteti mysliman, të cilit kishin kërkuar që ky objekt kulti të ndërtohet përballë Katedrales “Nënë Tereza” në oborrin e fakultetit Filologjik.

Mirëpo pas konsultave ndërmjet kryetarit të Prishtinës dhe kryetrarit të Bashkësisë islame të Kosovës është arritur konsensus që xhamia të ndërtohet në lagjen Ulpiana.

Kjo xhami do të financohet dhe do të ndërtohet nga Bashkësia Islame Turke, ndërsa kostoja e saj vlerësohet të jetë prej 35 deri në 40 milionë euro.

Menu Title